
Miliarderja del nga restoranti i thjeshtë i lagjes, ja si i fshihet paparacëve
Pavarësisht miliardave që zotëron, Kylie Jenner nuk heq dorë nga restorantet në lagjen e saj. 23-vjeçarja u pa të mërkurën pas përfundimit të drekës në Calabasas, Sagebrush Cantina, Ajo u shfaq në top formë e veshur në të zeza nga marka e veshjeve ‘Dream Bandits Australia’, kur doli nga restoranti meksikan.
Megjithëse darkoi në restorant, ajo u sigurua që të merrte të gjitha masat e tjera paraprake ndërsa kishte një maskë të zezë për fytyrën.
Ajo përfundoi pamjen e errët me një palë taka lëkure ndërsa hipi në makinën e saj luksoze të “Rolls Royce”.
Kylie kishte vendosur disa vathë prej ari të markës ‘Bottega Veneta’, një orë prej ari dhe një çantë të zezë prej lëkure aligatori. Flokët e zeza dhe makijazhi mahnitës i dhanë asaj një pamje edhe më tërheqëse.
