Miliarderja e re e gjitha e zhveshur, paralajmëron fansat për…
04 gusht 2021
| 11:25
Tashmë të gjithë e dinë se motrat Kardashian-Jenner dinë se si të marrin të gjithë vëmendjen e publikut. Së fundmi, ka qenë Kylie Jenner, ajo që ka kthyer gjithë sytë nga vetja.
Miliarderja e re i ka surprizuar të gjithë teksa është shfaqur e gjitha e zhveshur. Kylie ka lyer gjithë trupin me bojë në ngjyrë floriri.
Me këto poza super “hot”, Jenner ka zbuluar se shumë shpejt do të hedhë në treg produktet e reja të kozmetikës. Dhe do të jetë si një dhuratë për ditëlindjen e saj, të cilën e festo më datë 10 gusht.
Duke qenë se Kylie këtë vit mbush 24 vjeçe, ajo ka zgjedhur pikërisht floririn 24 karat si tematikë për ditëlindjen.