Miliarderja e re “ndez” rrjetin me fotot e fundit: Mund të shikosh por jo të më prekësh
09 mars 2021
| 15:36
Miliarderja më e re, Kylie Jenner, njihet si një ndër femrat më të dëshiruara në botë. Së fundmi, ajo ka ngacmuar imagjinatën e ndjekësve të saj të shumtë.
Në profilin e saj në “Instagram”, ajo herë pas here poston foto apo video ku thekson linjat trupore përmes veshjeve të cilat ‘ngacmojnë’ imagjinatën e ndjekësve.
E kështu ka ndodhur edhe së fundmi. Kylie ka postuar disa imazhe në profilin e “Instagram”-it me të cilat ka joshur fansat e saj, të cilët nuk ia kanë kursyer dhe komentet mjaft pikante.
“Mund të shikosh por jo të prekësh”, shkruan bukuroshja krahas fotove ku shfaqet me veshjen e ngushtë që i theksonte format trupore perfekte.