Miliarderja e re për pak sa nuk tregoi të pasmet
11 shkurt 2020
| 13:05
Miliarderja më e re, Kylie Jenner, ka magjepsur të gjithë të dielën mbrëma teksa festoi në “Oscars”.
22-vjeçarja mbërriti në festën e Jay Z dhe Beyonce, duke kërkuar me patjetër vëmendjen e të gjithëve. E për këtë ajo kishte zgjedhur një fustan të gjatë të kuq, i cili vinte me një të çarë të gjatë sa për pak do i tregonte të pasmet.
Gjithashtu yllit televiziv i shkëlqenin bizhuteritë që kishte zgjedhur për t’i kombinuar me fustanin që ktheu nga vetja të gjithë sytë.
Ajo ka marrë me mijëra komplimente në profilin e saj në “Instagram” për paraqitjen e saj të dielën, si dhe me miliona pëlqime në fotot.