Miliarderja i jep fund jetës bashkë me vajzën e saj 5-muajshe
Një biznesmene e njohur në Hong Kong, Luo Lili, i ka dhënë fund jetës në mënyrë tragjike bashkë me të bijën 5 muajshe.
Sipas mediave të huaja, dyshohet se ajo vuante nga depresioni paslindjes dhe kjo mund ta ketë çuar drejt aktit ekstrem.
34-vjeçarja është gjendur pa jetë përpara një blloku apartamentesh bashkë me të bijën e saj 5-muajshe.
Ndërsa për babain e fëmijës nuk dihet ende cili është, pasi Luo kishte deklaruar në rrjete sociale se ish një nënë beqare.
Ajo ishte themeluese e kompanisë së saj të suksesshme TriBeluga në 2014, në mbështetje të sipërmarrësve në Kinë, SHBA dhe Korenë e Jugut. Ajo vinte nga një familje e pasur dhe kishte studiuar në SHBA, e gjithashtu kishte jetuar në Zvicër e Australi.
Luo ishte takuar më parë me Rita Orën dhe Hillary Clinton.
Ajo i kishte postuar në rrjete sociale fotot përkrah Rita Orës dhe ish-kandidaten presidenciale amerikane, Hillary Clinton, po ende nuk dihet se si ishte njohur me ato të dyja.