Miliarderja nuk i ndahet “photoshop”-it të tepruar, ndryshimet drastike në fotot e saj
29 tetor 2020
| 12:48
Kylie Jenner po kritikohet shumë për përdorimin e tepërt të “photoshop”-it në fotografitë e saj. Shkak u bë një postim i 23-vjeçares, me James Charles. Në këtë “selfie” miliarderja dukej në “mënyrë drastike” ndryshe nga sa u shfaq në të njëjtën video po me James.
Të mërkurën, ajo së bashku me Charles, i treguan fansave të tyre se si mund të bënin makijazh të frikshëm me rastin e “Halloween”-it. Videoja filloi me Kylie-n, e cila ishte krejt natyrale dhe James po bënte grimin.
Gjatë klipit 16-minutësh, dy miqtë u shfaqen edhe me gota vere teksa flisnin për kohërat argëtuese së bashku. Ndërkohë pamja përfundimtare tregon 23-vjeçaren të transformuar pikërisht për “Halloween”.