Milicaj mezi pret t’i shënoj Feronikelit
12 qershor 2020
| 00:21
Dukagjini sot (e premte) përballet me Feronikelin në kuadër të IPKO Superligës së Kosovës në futboll.
Anësori i njohur në futbollin e Kosovës ka konfirmuar se respektin për klubin nga Drenasi do ta ruajë përgjatë gjithë jetës.
“Kam qenë pjesë e Feronikelit vite më parë dhe kam kaluar shumë mirë. Nëse i shënoj gol, normalisht se do të gëzohem, por kjo nuk do të thotë se kam humbur respektin për këtë skuadër”, ka thënë Milicaj për “Epokën e re”.
(V.Z / Epoka e re)