Miliona dollarë për ta publikuar foton e vajzës së Kardashianit
19 janar 2018
| 11:37
Dy deri në pesë milionë dollarë është shuma që i është ofruar Kim Kardashianit dhe bashkëshortit të saj, Kanye, për t’i bërë publike fotot e fëmijës së tyre të tretë.
Por, duket se asnjë shumë parash, sado e konsiderueshme të jetë ajo, nuk e bind Kim dhe Kanye që të bëjnë publike pamjen e vajzës së tyre, e cila erdhi në jetë pak ditë më parë.
Ky vendim i çiftit për të mos bërë publike pamjen e fëmijës së tyre ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e fansave si dhe ka nxitur konkurrencën e medieve.