Milionerët e Listës Serbe

15 qershor 2018 | 19:39

Me mijëra euro i kanë nëpër banka të ndryshme, deputetët e zyrtarë të Listës Serbe që veprojnë në Kosovë, por që urdhra marrin vetëm nga Beogradi. Kjo vërehet në deklarimin e pasurisë që ata e kanë bërë për vitin që kemi lënë pas.

Veç parave për të cilat nuk dihet prejardhja, zyrtarë të Listës Serbe kanë edhe vetura, banesa e prona të tjera, shkruan lajmi.net.

Më i pasuri nga partia serbe po del të jetë Slavko Simiq. Ai i ka të kursyera në bankë hiç më pak se 53 mijë euro.
Veç kësaj ai posedon edhe vetura dhe pasuri tjetër të paluajtshme.
Më keq nuk qëndron as kryetari i Mitrovicës Veriore, Goran Rakiq. Edhe ky ka në bankë të siguruara mbi 50 mijë euro të cilat i ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion.
Rakiq njëherësh është edhe kryetar i Listës Serbe, parti kjo që në Parlament ka 10 deputetë.
Shuma të majme parash ka nëpër banka edhe ministri për Kthim dhe Komunitete, njëherësh zv/kryeministri i Kosovës, Dalibor Jevtiq.
40 Mijë euro ky i fundit i ka në bankë, kurse gjithashtu është shofer i një veture mbi 10 mijë euro.
Shuma të mëdha në bankë ka edhe Igor Simiq, por që i njëjti posedon para të llojit denar. Të tilla ai i ka deklaruar 30 mijë.
Më keq nuk qëndrojnë as deputet e tjerë të Listës Serbe, dhe zyrtarët që mbajnë pozita në qeveri, qofshin ministra apo zv/ministra.

Kjo parti është direkt e varur nga Beogradi, dhe në shumë tema ka qenë pengesë për realizimin e shumë procesve në vend.

Lista Serbe zytarisht është larguar nga koaliconi qeverisës pas arrestimit të Gjuriqit, por ministrat e kësaj partie po vazhdojnë të dalin në zyrë dhe të marrin paga, shkruan “lajmimet”.

Po ashtu edhe Jelena Bontic, deputete e Listës Serbe në Kuvendin e Kosovës i prin listës së njerëzve më të pasur në Institucionet e Kosovës ku ajo ka vetë deklaruar se në bankën Komerciale Serbe në Leposaviq ka të depozituara hiç më pakë se 56 milionë euro.
Ajo po ashtu ka deklaruar se një shumë tjetër prej 22 mijë euro i ka të depozituara në NLB.
Ajo po ashtu ka deklaruar se ka në pronësi një banesë e cila ka një vlerë prej 20 mijë euro

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mesfushori shqiptar, Granit Xhaka ka marrë besimin e Arsenalit për…