Milioneri 22-vjeçar braktis jetën e luksit për të fjetur në rrugë
26 prill 2019
| 17:01
Një 22-vjeçar milioner, Kieren Hamilton, i cili bën një jetë mes luksit, makinave super të shtrenjta dhe pushimeve ekzotike, ka preferuar që për disa ditë të bëjë një jetë si i pastrehë.
Ai kaloi tre net duke fjetur në rrugë, poshtë një qendre tregtare në Londër për t’u bërë pjesë e dokumentarit “Kur të pasurit bëjnë një jetë si të pastrehë”. Kieren ka plotë 81 400 ndjekës në “Instagram” dhe jeton në një shtëpi luksoze në Manchester.