Milioneri u vesh si i varfër dhe shkoi në restaurant. Ja çka ndodhi më pas?

02 shtator 2020 | 22:59

Ndodh që nga paraqitja fizike mund të paragjykohesh, por edhe të injorohesh. Kjo ka ndodhur edhe me një 23-vjeçar që ka vendosur të bëjë një eksperiment.

Një i ri që i fiton paratë nëpërmjet Youtube quhet Coby Persin dhe ka vendosur që të tregojë se paraqitja ndonjëherë mund të mashtrojë. I riu u shfaq i veshur si një i pastrehë para një restoranti luksoz në Nju Jork.

Më pas ndodhi ajo që shumë veta e prisnin, një nga kamarierët afrohet dhe i kërkon të largohet ende pa u ulur, sepse çmimet aty janë shumë të shtrenjta.

Në atë moment, Persin nxjerr telefonin dhe njofton bashkëpunëtorin e tij që të afrohet dhe pak sekonda më pas dallohet teksa vjen një Rolls Royce.

Bashkëpunëtori i Coby Persin i dorëzon atij një çantë me para, e ky i fundit ia tregon kamarierit duke i thënë se mund ta blejë të gjithë restorantin, e ta pushojë atë nga puna.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, priti sot në një…