Milionerja 24-vjeçare konfirmon shtatzëninë në mënyrën më të bukur
08 shtator 2021
| 12:23
Milionerja 24-vjeçare, Kylie Jenner, është shtatzënë për herë të dytë . Lajmin e bukur e ka konfirmuar vetë ajo përmes një postimi të veçantë në “Instagram”-in e saj.
Ajo ka ndarë me miliona ndjekësit një video e cila nis nga testi i parë me rezultatin “pregnant” e deri tek ekot, dhënien e lajmit për familjarët apo festën private që bënë.
Chris e mori lajmin nga Stormi që i dha zarfin brenda të cilit ndodheshin ekot. Kurse vetë Stormi ishte shumë entuziaste që do të jetë motra e madhe. E gjithë videoja është emocionuese.