Milionerja e re ndez imagjinatën e ndjekësve, fustani transparent i zbulon…
02 shtator 2021
| 12:51
24-vjeçarja milionere, Kylie Jenner, nuk i ka lënë vend imagjinatës së fansave me fustanin e punuar me grep. E reja, e cila është në pritje të ëmbël për herë të dytë, ka realizuar së fundmi një set fotografik për linjën e veshjeve të motrës së saj, Kourtney Kardashian.
“The Sun” shkruan se Kylie pozoi me fustanin e guximshëm, i cili i tregonte pothuajse të gjithë gjoksin. Nga ana tjetër, 24-vjeçarja nuk ka bërë asnjë reagim publik për pritjen e ëmbël, por burimet thonë se ylli i ekranit i ka treguar familjarëve dhe të afërmve të tjerë.
Kylie Jenner dhe Travis Scott u ndanë në vitin 2019, por tashmë kjo i përket së shkuarës, pasi dyshja jo vetëm që janë bashkë, por po zgjerojnë edhe familjen.