
Militantat e tij e shihnin si “paramilitar serb” – Kurti e madhnon Iztok Tory-n!?
Shkruan: Halil Matoshi
1.
Më 1989 në nji protesë kundër orës policore, unë, poeti Mirko Gashi, Astrit Salihu, Migjen Kelmendi e tjerë, folëm për televizioni slloven në dokumentarin e Iztok Tory-t, për Kosovën dhe jetën nën terror.
Tory paska ikë n’amshim.
Pamje t’shkputuna nga ky dokumentar e t’gjujtuna n’ Tik-Tok nga njerëz injoranta e dashakeq, u përdorën nga njerë t’paftyrë, mbështetsa të Albin Kurtit tue i deviju faktet në nji fushatë t’poshter e brutale kundër meje.
Tory e ka transmetu të vërtetën për Kosovën.
Falemnerës!
2.
Entuziast t’padijshëm e shpirta t’keq, tue paraqitë dokumentarin e Tory-t si dosje ‘sekret’ demek si shkas me i gozhdu shqiptarët, e këputen naj copë nga ky dokumentar i shfaqun nga TV slloven po më 1989 dhe ua hodhen si asht militantave rrugaçë e t’pa ftyrë të Lëvizjes Vetëvendosje, me mbishkrimin: “Halil Matoshi tue folë me paramilitarë serbë gjatë Luftës së Kosovës!?”
Për me i dëshmu Albinit besnikni!?
3.
Shanë e pshtynë rreth pesë vjet.
Ashtu qysh edhe i do kjo Lëvizje, t’paftyrë, e tash Iztok Tory paska dekë dhe Kryeministri Albin Kurti e paska kujtu me elozhe, sllovenin dhe mirë ka bâ, por kurrë nuk u tha ndal militantave të tij (anëtarë e votues) që shpërndanë sekuenca në Tik-tok-un kinez, nga filmi dokumentar i Tory-t, me shamje kundër meje, pa e kuptu as gjuhën sëkëndejmi as për çka fitej aty!?
Mija shqiptarë ligana e flliqana më shanë e denigruen, tue u shndrru në vegla qorre t’pushtetit, e sot, lideri i tyne, Kurti e paska kja me lotë Iztokun tue madhnu filmin e tina ku jemi personazhe unë dhe disa miq të mi.
Dhe mirë ka bâ që e ka kujtu Tory-n, por Kryeministri harroi me na kërku falje neve që njerëzit e tina na denigruen me vite, tue përdor piknisht pamje nga Dokumentari i TV slloven!
4.
Për nji Kryeministër që thur laudatio për të huej, që nga Salvador Alende, e për serbët Djindjić, Ivanović e deri tek slloveni Iztok Tory dhe shanë e pshtynë njerëzit e Kosovës, (personazhe të Dokumentarit të Tory-t e veçmas gazetarët!?) çka me thânë?
Fale zo’ se e bân nga padija dhe lakmia për fuqi.
Por me i ba njerëzit me vuejt tue ua hedhë në qafë zagartë nga ktu e deri në Amerikë, e tana kjo herdokur ka me kërku përgjegje!
Nashta Albin Kurti do të kujtohet nji ditë se ekziston nji aht, nji diçka që quhet ‘KARMA’!?
Lexo në këtë vegëz përkujtimin nga Albin Kurti:
https://www.facebook.com/share/p/18iTc6UH4T/?mibextid=wwXIfr