Militao vazhdon kontratën me Realin

23 janar 2024 | 15:10

Mbrojtësi Eder Militao do të luajë edhe për një kohë të gjatë në fanellën e Real Madridit.

Futbollisti brazilian e ka nënshkruar sot kontratën e re me “Los Blancos” e cila është vlefshme deri në qershor të vitit 2028.

Dhe, gjiganti spanjoll e ka vendosur edhe klauzolën e shkëputjes së kontratës eventuale të 26-vjeçarit, e cila vlerësohet 1 miliard euro.

Braziliani i ishte bashkuar Realit në vitin 2019 nga Porto. Militao është sot njëri prej qendërmbrojtësve më të mirë në futbollin evropian.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjykata më e lartë në Gjermani ka vendosur se një…