Millaku e mbështet kërkesën që lulëkuqja të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë

14 dhjetor 2022 | 09:44

Mbështetje për kërkesën të cilën Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur” ia ka drejtuar institucioneve të Kosovës, që lulëkuqja me katër petale të bëhet simbol i përkujtimit të gjenocidit në Kosovë, i ka dhënë edhe prof. dr. Shkëlqim Millaku.

Dr. Shkëlqim Millaku është profesor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren dhe njëri nga themeluesit e këtij tempullit të dijes, studiues i zellshëm në qendra të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare dhe trashëgimtar i një familjes kontribut-dhënëse për liri.

Ai është i biri i dëshmorit Hazir Millaku.
Prof. dr. Shkëlqim Millaku është autor i disa librave shkencorë që janë dritare e hapur për studiuesit e gjuhës shqipe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministrat e Bashkimit Evropian miratuan të martën dhënien e statusit…