Millaku përforcon Drenicën
09 janar 2024
| 14:30
Skuadra e Drenicës është duke vazhduar me përforcime në këtë afat kalimtar. Pas Leart Eminit, klubi kuqezi nga Skenderaj zot e ka prezantuar edhe Met Millakun.
Mesfushori nga Klina ka pasur paraqitje në Superligë me Dukagjinin dhe se fundmi me Feronikelin 74. “26-vjeçari do të jetë një forcë shtesë për ekipin në stinorin pranveror për të ndihmuar skuadrën për të arritur objektivat.
Drejtuesit e klubit po punojnë vazhdimisht që të afrojnë edhe disa lojtarë tjerë në mënyrë që të kompletohet skuadra për stinorin që nis me 17 Shkurt”, thuhet në njoftimin e skuadrës së Drenicës.