Miller për vizitën e Blinken në Shqipëri: Si aleat, e mbështesim integrimin e plotë në komunitetin euroatlantik
15 shkurt 2024
| 14:51
Zëdhënësi i Departamentit Amerikan të Shtetit, ka shkruar për arritjen e Sekretarit Amerikan, Antony Blinken, në Shqipëri.
Mattheë Miller ka shkruar se si një vend aleat në NATO dhe partner, SHBA-ja përkrah integrimin e plotë të Shqipërisë në strukturat euro-atlantike dhe rrugën e saj për një demokraci dhe ekonomi më transparente.
“Sekretari Blinken mbërriti në Tiranë për vizitën e tij të parë në Shqipëri si Sekretar. Si një Aleate në NATO dhe partnere, SHBA-të mbështesin integrimin e plotë të Shqipërisë në komunitetin euroatlantik dhe rrugën e saj për një demokraci dhe ekonomi më transparente”, ka shkruar Miller