Millosheviçi dhe Stalini e kishin karakterin vrastar të Hitlerit (4)

18 tetor 2024 | 14:57

Adolf Hitleri – Jeta, mizoritë dhe vdekja e tij (4)

Shkruan: Prof.dr. Agim ZOGAJ

Nënshkrimi i Paktit Hitler – Stalin

I trimëruar edhe me këtë fitore, Hitleri, po në vitin 1939 doli me pretendimin për Danzingun dhe kërkoi modifikimin e Korridorit Polak. Danzingu ishte një qytet krejtësisht gjerman. Në të vërtetë mbasi Gjermania pushtoi Çekosllovakinë, opinioni publik britanik shpresonte se nuk do të lejoheshin më koncesione: tani e tutje shpërthimi i Luftës së Dytë Botërore ishte çështje kohe – veç në rast se Hitleri nuk vepronte, që psikologjikisht për te ishte e pamundur.
Në gusht të vitit 1919, Hitleri me Stalinin nënshkruan Paktin për mossulmim midis Gjermanisë dhe Bashkimit Sovjetik. Të dy diktatorët u morën vesh se si ta ndajnë Poloninë, e cila vetëm 9 ditë pa nënshkrimit të këtij Pakti u sulmua nga Gjermania kurse pas 16 dite u sulmua edhe nga Bashkimi Sovjetik.
Megjithatë, Hitleri i cili frikën më të madhe ia kishte Bashkimit Sovjetik, që nga fundi i muajit korrik 1940 i kishte dhënë urdhër shtatmadhorisë të përpunonte planin e operacioneve për fushatën kundër Bashkimit Sovjetik, të parashikuar për pranverën e vitit 1941. Në luftën kundër Anglisë, Hitleri përjetoi humbjet e para luftarake, por megjithatë, kur pakti Hitler – Stalin, më në fund u prish më 1941, shpërtheu lufta më e madhe tokësore në histiorinë e deriatëherhme të njerëzimit.
Në mbrëmjen e 21 qershorit 1941, Hitleri e informoi Musolonin se kishte marrë vendim ta shkatërronte Bashkimin Sovjetik. Të nesermen, ushtritë gjermane, më tepër se tre milionë, sulmuan në gjithë gjatësinë e frontit sovjetik.
Më në fund Hitleri filloi luftën që gjithmonë e kishte dashur. Dhe ai kishte vulosur fundin e tij. Gjermania po zhvillonte luftë të pabarabart, duke luftuar në dy fronte. Rreth 70 milionë gjermanë ishin angazhuar në luftë kundër 700 milionë kundështarve, qëkurse Hitleri bëri që Amerika të hynte në luftë në dhjetor të vitit 1941. Çuditërisht, Hitleri e ndjente një pasiguri në sulmin ndaj Bahskimit Sovjetik, prandaj vetëm një orë para fillimit të sulmit kishte thënë :” Më duket sikur po shtyj portën në një dhomë të errët, që kurrë se kam parë më parë, pa e ditur se çka pas kësaj porte”.

Testamenti dhe pranimi i humbjes së luftës

Gjatë viteve të fundit të jetës së vet, Hitleri e ndjente dëshprimin e disfatës së madhe historike për te dhe për popullin gjerman. Ai shpalli se, në qoftë se Gjermania do ta humbiste luftën, faji nuk ishte i tij, por i popullit të vet. Në kohën kur i kishte informatat se Wermachti, ushtria gjermane kishte ngecur para Moskës ai i kishte thënë një vizitori danez :” Në qoftë se populli gjerman nuk e ka forcën e vetmohimit për të sakrifikuar gjakun për të mbijetuar, atëherë le të shkatërrohet nga një fuqi tjetër më e fortë se ai”.
Më 16 janar 1945 Hitleri u kthye në Berlin, të cilin nuk e braktisi më. Në vendstrehimin e tij nëntokësor, bënte jetën e një të burgosuri, por megjithatë mbetej Fyreri, i cili ushtrinte gjithnjë magjinë e vet mbi gjermanët dhe vazhdonte luftën kundër gjithë botës. Më 30 janar, ditën e marrjës së pushtetit, ai mbajti fjalimin e fundit, që u dha me anë të radios.
Por, Hitleri përpiqej ende të vepronte nga vendstrehimi i tij i nëndheshëm. Është për tu theksuar se, në pastet e dëshprimit Hitleri konkretisht në muajin shkurt i kishte diktuar Bormanit shënimet e veta në të cilat përpiqej të shfajësohej. Sipas tij, ai kishjte bërë prpjekje që të ruaj paqën, se ishte kundër luftës porse armiqtë e kishin detyruar të bënte luftën. Hitleri madje kishte shtuar:” Unë gjithnjë e kam dashur paqën. Ne u detyruam të hidhemi në luftë, sepse kështu e donte vullneti i kundërshtarëve…”.
Por, në fund të shënimeve të tij, Hitleri parashikonte :”në rastin e disfatës gjermane dhe në pritje të rritjës së nacionalizmave aziatike, afrikane e mbase dhe amerikano – jugore, në botë do të mbeteshin vetëm dy fuqi të afta për të përballur njëra – tjetrën në fushën ushtarake, si dhe thjesht në planin ekonomik dhe ideologjik”.
Prilli ishte muaji i fundit, muaji i rekrutëve të fundit kur u mobilizuan deri pesëmbdhjetëvjeçarët dhe adoloshentët, si dhe muaji i vdekjes së papritur të Ruzveltit. Në të njëjtin muaj, derisa po zhvillohej Konferenca e San Franciskos, Hitlerin e mbante iluzioni i fundit se ndoshta mund të dilnin mosmarrëveshje mes amerikanëve dhe sovjetikëve. Në këtë kohë, Goeringu, Himleri, Speri, Ribbentropi e kishin braktisur, pasi ia kishin uruar ditëlindjen më 20 prill. Ai mbeti i rrethuar nga Eva Braun, dashnorja e tij besnike, Goebbelsi dhe Bormani, si dhe sekretaret dhe punonjësit e sigurimit.
Më 28 prill, ai filloi të marrë masat e fundit dhe diktoi një testament në dy pjesë, private dhe publike. Pas kësaj, i habiti bensikët e vet kur i lajmëroi se, para se të vdiste, do të vinte kuroroë me Eva Braun. Ceremonia e vënies së kurorës u pasua nga një darkë që zgjati deri natën vonë.

Vetëvrasja: 30 prill, 1945 ora 15: 30

Të nesërmen, me 29 prill, Hitleri u ngrit vonë, me humor mjaft të mirë. Pas dreke ai sakrifikoi qenin e vet të preferuar “Blondi” për të provuar çforcë veprimi kishin pilulat me helm që do të përdorte. Ai u kërkoi njerëzve të tij të sigurimit të kujdeseshin që trupi i vetë dhe i Evës të digjeshin në mënyrë që të shmangej mundësia që, pas vdekjes, kufomat e tyre të ekspozoheshin në publik nga rusët. Më 30 prill 1945, në orën 3: 30 atë pasdite, ai dhe bashkëshortja e tij shkuan së bashku në studion e tij. Goebbelsi, Bormani dhe bashkëpunëtorët e tjerë të tij të ngushtë prisnin jashtë. Asnjë tingull nuk u dëgjua përmes derës së trashë metalike, por pas dhjetë minutash, burrat e hapën atë dhe hynë brenda.
Brenda ata gjetën Hitlerin dhe Evën të ulur pranë njëri – tjetrit mbi një kanape të vogël. Ajo kishte rënë në të majtë të Hitlerit, kurse Hitleri kishte rënë përpara, mbi një tavolinë të ulët. Në tëmthin e tij të djathtë kishte një vrimë plumbi dhe pistoleta e tij – e njëjta që kishte mbajtur qysh në vitet 1920 – kishte rënë në dysheme pranë këmbëve të tij. Në të djathtë të kanapesë, mbi një komodinë, ndodhej një nga artikujt e paktë personal të dhomës: një fotografi e nënës së Hitlerit kur kishte qenë vajzë e re. Më 1 maj 1945 edhe Gebbelsi bashkë me të shoqen vrau veten, pasi u bënë të gjashtë fëmijëve të tyre inxheksione vdekjeprurëse.
Në Gjermani, në vendin të cilin Hitleri e udhëhoqi me grusht të hekurt nga vitin 1933 deri më 1945, nuk gjendet asnjë përmendore e Adolf Hitlerit. Dhe vizitorët nuk mblidhen në varrin e tij, sepse askush nuk e di se ku janë varrosur mbetjet e tij, nëse ato janë varrosur ndonjëherë. Ndoshta hiri, ashtu si edhe kafka, kanë mbetur të mbyllura në një arkivë në Rusi. Ose ndoshta era i ka shpërndarë vite më parë në ndonjë zonë të panjohur të Evropës Lindore.
Duket se misteri që rrethon vendndodhjen e mbetjeve të Hilterit është ruajtur me qëllim. Ka historianë të cilët shkruajnë se për të shmangur konfliktet dhe kontradiktat, rusët, të cilët kishin zbuluar mbetjet e Hitlerit në fund të luftës, vendosën që ta mbajnë sekret vendndodhjen e tyre.
Sido qoftë ashtu, mori fund jeta e Adolf Hitlerit. Një keqbërës i jashtëzakonshëm i cili e zhyti njerëzimin në një luftë shkatërrimtare me mizori gjakatare. Një njeri i cili deklaronte se dashuronte artin dhe kulturën, por i cili ndërmori fushatën më të pamëshirshme të gjenocidit që bota ka njohur ndonjëherë.
Por, Hitleri nuk ishte diktatori, vrastari i fundit i shekullit XX. Kishte të tjerë, ndër të cilët, historia veçon Stalinin i cili, aq mjeshtrisht doli ngadhnjyes nga Lufta e Dytë Botërore. I fundit diktator ndërsa, i shekullit XX ishte udhëheqësi serb, Sllobodan Millosheviçi, i cili në natyrën e veprimit të tij politik kishte elemente të Hitlerit. Ndaj, nuk ishte e rastit përse në vitet e nëntëdhjeta, në faqet e para të shtypit perëndimor mund lexoheshin titujt e mëdhenj në të cilët konstatohej se “Millosheviçi e ka psikologjinë vrastare si të Hitlerit”. Historianët e shekullit të XXI, ndërsa, kur do ta shkruajnë historinë politike të njerëzimit, gjithsesi, ndër diktatorët dhe vrastarët e këtij shekulli, padyshim, do ta radhisin Vladimir Putinin dhe të tjerë. Ndërsa, jemi të bindur se, historia moderne, politike, e Evropës Juglindore, e Ballkanit Perëndimor, në radhët e diktatatorëve do ta vendos edhe bashkëpunëtorin besnik të Millosheviçit dhe të Putinit, presidentin serb, çetnikun, Aleksandar Vuçiçin, njërin nga antishqiptarët më të mëdhenj të politikës serbomadhe. (Fund)

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot, gjatë ditës kanë filluar goditjet e pushtetarëve edhe ndaj…