Milneri: Messi më quajti ‘gomar’
James Milner ka zbuluar se Lionel Messi e quajti atë “gomar” në tunelin e stadiumit gjatë ndeshjes së Ligës së Kampionëve kundër Barcelonës.
Në pushim, pas pjesës së parë, Messi e takoi mesfushorin anglez dhe e quajti “gomar” teksa ia kujtoi edhe një rast kur e dribloi me topin mes këmbëve.
“Ai nuk ishte i lumtur, po më fliste ashpër në spanjisht duke hyrë në tunel pas pjesës së parë. Ai më quajti ‘burro’. ‘Burro’ përkthehet si gomar, por unë mendoj se është përdorur edhe në futbollin spanjoll si një term i përgjithshëm për dikë që të ndërhyn shpesh. E pyeta nëse ai ishte në rregull. Nuk mendoj se ai e dinte se e kuptoja spanjishten e tij. Ai tha: ‘Më bëtë faull, për shkak se unë ju futa topin mes këmbëve’. E lash atë në atë pikë dhe shkoi në zhveshtore. Unë kam vetëm admirim për të. Ai ka fituar të drejtën për të thënë atë që do. Gjërat që ai bëri në atë lojë, gjërat që ai e ka bërë gjithë karrierën e tij, e bën atë të vështirë të luash kundër ti”, ka thënë Milner.