Milneri në dyshim për finalen e Ligës së Kampionëve
15 maj 2018
| 11:49
Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka bërë me dije se mesfushori James Milner ka pësuar një dëmtim “të vogël” dhe se nuk do të stërvitet javën e ardhshme, duke mos treguar nëse 100 % do të rikuperohet për finalen e Ligës së Kampionëve me 26 maj.
“Ai vuan nga një shqetësim i vogël, mjaftueshëm për të munguar në ndeshjen me Brighton & Hove Albion. Nuk mund të stërvitet gjithë javën me pjesën tjetër të ekipit, por shpresoj se do të përmirësohet dhe do të arrijë me kohë për finale”, ka thënë Kloppi.