
Milot Rashica: Do ta japim maksimumin kundër Islandës
Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së play-offit në Ligën e Kombeve kundër Islandës, duke shprehur besimin e tij se ekipi do të japë maksimumin për të arritur kualifikimin.
Rashica theksoi se Kosova do të mundohet të shfrytëzojë përparësinë e ndeshjes së parë si vendas dhe të fokusohet në cilësinë dhe lojën e vet.
“Na duhet me u fokusu te kualiteti jonë edhe te loja jonë. Kualifikimi është ëndrra e çdonjërit prej neve,” u shpreh Rashica.
Sulmuesi kosovar nënvizoi rëndësinë e kësaj sfide dhe domosdoshmërishmërinë për fitore.
“Secila ndeshje shërben për të mirën tonë. Duhemi me fitu këtë ndeshje edhe me kalu tutje, pastaj kemi kohë me u përgatit për kualifikimet tjera,” shtoi ai.
Kosova do të përpiqet të shfrytëzojë atmosferën e zjarrtë të tifozëve për të siguruar një rezultat pozitiv, ndërsa ekipi ka shfaqur moral të lartë dhe besim në përmbushjen e objektivit kryesor – kualifikimin në Ligën B.