Milot Rashica realizon dy gola në fitoren e thellë të Galatasarayt
19 tetor 2022
| 22:44
Milot Rashica ka realizuar dy gola në Kupën e Turqisë, derisa klubi tij, Galatasaray ka realizuar fitore të thellë ndaj Kastamonuspor 1966 me rezultat 7-0.
Rashica ka realizuar në minutat 27-të dhe 56-të.
Golat e tjerë për Galatasarayn janë shënuar nga Seferovic, Gomis, Ross, Akturkoglu dhe Akman.
Rashica sonte ishte titullar te Galatasaray, gjë e cila nuk kishte ndodhur më herët që nga transferimi i tij nga Norwich.