Milot Rashica shtron iftar për 310 persona
29 maj 2019
| 23:02
Reprezentuesi i Kosovës që është pjesë e skuadrës së Bundesligës Werder Bremen, Milot Rashica sot ka shtruar iftar për 310 në kuzhinën e shoqatës “Jetimat e Ballkanit”.
Këtë e ka bërë të ditur Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit”, i cili në profilin e vet në “Instagram”, ka publikuar disa fotografi ku shfaqet pranë Rashices.
“Miloti sonte e dhuroj Iftarin ne kuzhinen tone per 310 persona si dhe ishte bashke me ne në shperndarjen e ketij Iftari. Zoti e shperblefte dhe i dhente suksese ne jete”, ka shkruar Kastrati.
https://www.instagram.com/p/ByDokYPAath/