Milwaukee arrin 11 fitore radhazi, Houston ‘show’ me Hardenin
Skuadra e Houstonit ka arritur një fitore fantastike ndaj Atlantas me rezultatin 158-111, ndeshje e dominuar nga teksanët.
Më i miri për Houstonin ishte Hardeni, që realizoi 60 pikë, ndërkohë që nuk u aktivizua fare në periodën e katërt. Fitorja e 11-të radhazi për skuadrën e Milwaukee, që mundi 137-96 Charlotte, ndeshje e dominuar nga Bucks. 9 lojtarë të Milwaukee realizuan mbi 10 pikë, me Antetokounmpo që e mbylli me 26 pikë. Në sekondat e fundit fiton ekipi i Saceramentos, i cili e mposhti me rezultat 100-97 Denverin, sfidë e vendosur në kohën shtesë. Barnes me 30 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërsa për Denverin nuk mjaftuan 25 pikët e Harrisit.
Miqtë shpërdoruan edhe një avantazh prej 17 pikësh që kishin në pjesën e parë. Ekipi i Philadelphias, falë 32 pikëve e 11 rebound të Embiid, mposhti Indianan (119-116), duke korrur një fitore të rëndësishme për renditje. /Telesport/
Rezultatet
Sacramento – Denver 100-97
Philadelphia – Indiana 119-116
Houston – Atlanta 158-111
Milwaukee – Charlotte 137-96