Milwaukee barazon serinë e fitoreve ndaj Brooklynit
Khris Midletton dhe Giannis Antetokounmpo marrin për dore Milwaukee Bucks dhe e udhëheqin drejt një fitoreje të madhe në sfidën e gjashtë përballë Brooklyn Nets duke barazuar në 3-3 serinë gjysmëfinale të Lindjes mes tyre, me skuadrën që do të kualifikohet në finale që do të përcaktohet vetëm në duelin e 7-të.
Në “Fiserv Forum” në Wisconsin përballë 16 mijë e 310 spektatorëve Bucks kishin një marsh më shumë duke dominuar sfidën nga fillimi deri në fund. Sfida mori drejtim që në dy periodat e para me Bucks që shkuan në pushim në avantazhin e 10 pikëve.
Në fraksionin e dytë skuadra e Mike Budenholzer e menaxhoi shumë mirë avantazhin duke e thelluar edhe më tepër atë për fitoren finale 104-89. 38 pikë 10 rebound dhe 5 asistime koleksionoi në total Middelton në këtë duel ndërkohë që greku Antetokounmpo spikati me 30 pikë 17 rikuperime poshtë tabelës dhe 3 asistime. Te Brooklyn shkëlqeu i përhershmi Kevin Durant autor i një paraqitjeje fantastike pasi koleksionoi në total 32 pikë 11 rebound dhe 3 asistime. Ndeshja e 7-të dhe ajo që përcaktojë skuadrën që do të kualifikohet në finalen e Konferencës së Lindjes do të zhvillohet në “Barclays Center” në Brooklyn. /SS/