Milwaukee bën ligjin në Lindje, Lakersat dhe Clippers pësojnë humbje
Denveri i ka dhënë një leksion të mirë ekipit të Lakersave, duke fittuar 128-104, sukses që ngjit skuadrën e Nuggets në vendin e dytë në Konferencën e Perëndimit.
Mungesa e LeBron James u ndje shumë tek ekipi i Lakersave edhe pse Davis shkëlqeu, duke realizuar 32 pikë e 11 rebound. Për Denverin diferencën e bënë lojtarët e stolit, teksa realizuan 50 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë ishte Millsap, autor i 21 pikëve.
Humbet edhe skuadra e Clippersave, që u mund 118-112 nga Oklahoma, sfidë e dominuar nga vendasit gjatë gjithë kohës. Shai me 32 pikë dhe Schroder me 28 pikë ishin më të mirët në fushë për Oklahomën, ndërsa për Clippers u dallua Lou Williams me 22 pikë, por që mbetën për statistikë (Leonard nuk luajti). Fiton skuadra e Bostonit, që mundi 119-93 ndaj Charlotte (Tatum 39 pikë e 12 rebound).
Në Lindje, vazhdon të shkëlqejë skuadra e Milwaukee, që fitoi 117-89 ndaj Indianas dhe kryeson pa probleme renditjen. Antetokounmpo realizoi 18 pikë e 19 rebound. Fitojnë edhe kampionët e Toronto, që triumfuan 110-107 ndaj Dallasit, ndeshje me rivalitet dhe emocione në fundin e saj. Më i miri në fushë ishte Lowry me 32 pikë e 10 rebound. /Telesport/
Rezultatet
Toronto – Dallas 110-107
Boston – Charlotte 119-93
Milwaukee – Indiana 117-89
Oklahoma – Clippers 118-112
Lakers – Denver 104-128