Milwaukee dhe Golden State në gjysmëfinale, eliminohen Chicago e Denverin

28 prill 2022 | 16:20

Skuadra kampione e Milwaukee Bucks avancon në gjysmëfinalet e “play-off”-it në Konferencën e Lindjes, pas fitores me rezultat 116-100 ndaj Chicago Bulls.

Ndeshje e komanduar dhe fitore e merituar për Bucks, që fituan 4-1 serinë e çerekfinaleve. Antetokounmpo me 33 pikë ishte lider për Milwaukee, që në gjysmëfinale do të luajë ndaj Bostonit.

Në Perëndim, një biletë për në gjysmëfinalet e “play-off”-it ka siguruar edhe ekipi i Golden State, që e mposhti me vështirësi 102-98 Denverin dhe fitoi 4-1 serinë e takimeve. Një sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për Warriors u dallua Stephen Curry, autor i 30 pikëve. po 30 pikë e 19 rebound realizoi edhe Donqiq për miqtë, por që s’mjaftuan.

Konferenca e Lindjes – Çerekfinale “play-off”

Miami – Atlanta                (4-1)
Philadelphia – Toronto   (3-2)
Milwaukee – Chicago       116-100 (4-1)
Boston – Brooklyn            (4-0)

Konferenca e Perëndimit – Çerekfinale “play-off”

Phoenix – New Orleans            (3-2)
Dallas – Utah Jazz                     (3-2)
Golden State – Denver              102-98 (4-1)
Memphis – Minnesota              (3-2)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Pushtimi i Ukrainës ka hedhur më shumë dritë se si…