Milwaukee e Denver mbrojnë kreun në Konferencat përkatëse

28 mars 2023 | 11:44

Milwaukee mbron kreun e renditjes në Lindje pas fitores me rezultat 126-117 në fushën e Detroitit.

Edhe pse pa Giannis, skuadra e Bucks bëri një ndeshje të mirë, ku u dallua Middleton, autor i 34 pikëve. Rikthehet te fitorja skuadra e Dallasit, që mundi me shifrat 127-104 Indianan, ndeshje ku diferencën e bëri Luka Donqiq, autor i 25 pikëve.

Fiton edhe Phoenixi, që falë 24 pikëve të Booker mundi me rezultat 117-103 Utah Jazz, ndërsa Clippersat mposhtën me rezultat 124-112 Chicagon, ndeshje ku u dalluan Batum me 24 pikë, mbështetur nga Leonard e Gordon me nga 22 pikë secili. Minnesota, falë një loje të mirë kolektive (7 lojtarë mbi 10 pikë), mundi me rezultat 119-115 Sacramenton.

Në krye të renditjes në Perëndim ndodhet ekipi i Denverit, që fitoi ndaj Philadelphias (116-111), dy ekipe pretendente në Konferencat përkatëse. Nikola Jokiq protagonist me një “triple double” (25 pikë, 17 rebound, 12 asist). Ingram lider për New Orleans, duke realizuar 29 pikë në fitoren me rezultat 124-90 ndaj Portlandit.

Rezultatet

Detroit – Milwaukee          117-126
Indiana – Dallas                 104-127
New York – Houston         137-115
Utah Jazz – Phoenix          103-117

Denver – Philadelphia             116-111
Portland – New Orleans          90-124
Sacramento – Minnesota        115-119
Clippers – Chicago                   124-112

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shqipëria pësoi disfatë 1-0 në Poloni, në takimin e parë…