Milwaukee e Denveri vijojnë betejën për kreun, fitojnë Dallasi e Phoenix
Milwaukee konfirmohet si forca e dytë në Konferencën e Lindjes pas fitores me rezultat 115-108 ndaj Brooklynit.
Lillard me 30 pikë e 12 asistime ishte më i miri në fushë për Bucks, mbështetur nga Antetokounmpo me 21 pikë. Në Perëndim, ekipi i Denverit fitoi me rezultat 113-100 ndaj New York, duke luftuar ende për vendin e parë në këtë kah të NBA-së. Nikola Jokiq protagonist me një “triple double” (30 pikë, 14 rebound, 11 asistime), ndërsa Porter realizoi 31 pikë.
Fiton edhe skuadra e Houstonit, që falë 26 pikëve të Green dhe 23 të Brooks mposhti me shifrat 127-117 Chicagon, duke i bërë të pavlefshme 35 pikët e Dosunmu për Bulls. Skuadra e Phoenixit, falë 30 pikëve të Booker, mundi me shifrat 128-115 Atlantan.
Rezultatet
Orlando – New Orleans 121-106
Washington – Sacramento 109-102
Houston – Chicago 127-117
Milwaukee – Brooklyn 115-108
Dallas – Utah Jazz 113-97
Denver – New York 113-100
Phoenix – Atlanta 128-115