Milwaukee fiton duelin ndaj Toronto, triumfojnë edhe Chicago, Memphis e Minnesota

07 janar 2025 | 11:10

Skuadra e Milwaukee fitoi 128-104 në fushën e Toronto, ndeshje e komanduar nga miqtë. Lillard me 25 pikë ishte shënuesi më i mirë, ndërsa Antetokounmpo realizoi një “triple double”, me 11 pikë, 12 rebound e 13 asist.

Jashtë fushe fiton edhe Phoenix, që falë 25 pikëve të Beal dhe 23 të Durant mposhti 109-99 Philadelphia.

Sukses në sekondat e fundit për Detroit, që mundi 118-115 Portland, sfidë ku dyshja Cunningham-Hardaway realizoi 58 pikë.

Memphis, falë 35 pikëve të Jared Jackson, mundi 119-104 Dallas, ndërsa Sacramento mundi 123-118 Miami, ndeshje ku u dallua DeRozan me 30 pikë.

Fiton edhe Chicago, 114-110 ndaj San Antonio (LaVine 35 pikë e 10 rebound për Bulls).

Rezultatet

Detroit – Portland           118-115
Philadelphia – Phoenix   99-109
Brooklyn – Indiana          99-113
New York – Orlando        94-103
Toronto – Milwaukee     104-128
Chicago – San Antonio   114-110
Memphis – Dallas           119-104
Minnesota – Clippers     108-106
Sacramento – Miami      123-118

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ka ndërruar jetë, Hyda Dobruna – ai i cili ishte…