Milwaukee ‘fluturon’ më Giannis, Golden State turpërohet nga Memphisi
Milwaukee Bucks fitoi me rezultat 110-107 ndaj Bostonit në gjysmëfinalen e pestë “play-off” në Konferencën e Lindjes, duke udhëhequr 3-2 serinë e takimeve dhe tashmë është një fitore larg finales.
Një tjetër ndeshje e mirë e Giannis Antetokounmpo, autor i 40 pikëve e 11 rebound, lider në fushë për ekipin e Bucks. Në kahun tjetër, Tatum realizoi 34 pikë e Brown 26, por që s’mjaftuan për të fituar.
Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Memphisit e mposhti me rezultat 134-95 Golden State, duke rihapur garën për një vend në finale. Të gjithë prisnin që Warriors të fitonin e dilnin në finale, por vendasit bënë një paraqitje të shkëlqyer. Shtatë lojtarë të Memphisit realizuan mbi 10 pikë, ndërkohë që te Golden State (tashmë udhëheq 3-2 serinë) mungoi lideri, në një ditë të keqe dhe larg asaj që pritej.
Konferenca e Lindjes – Gjysmëfinale “play-off”
Miami – Philadelphia (3-2)
Boston – Milwaukee 107-110 (2-3)
Konferenca e Perëndimit – Gjysmëfinale “play-off”
Phoenix – Dallas (3-2)
Memphis – Golden State 134-95 (2-3)