Milwaukee humbet ndaj San Antonios
Skuadra e San Antonios ka triumfuar 126-104 ndaj Milwaukee, një rezultat disi surprizë, teksa është ndalur ekipi më i mirë në NBA.
Spursat e dominuan ndeshjen dhe e merituan fitoren, me DeRozan që realizoi 25 pikë, mbështetur edhe nga Mills me 21 pikë. Për Bucks u dallua Antetokounmpo, që realizoi 24 pikë e 12 rebound, por që mbetën për statistikë. Fitore ka shënuar edhe ekipi i Sacramentos, që mposhti me rezultat 111-98 nënkampionët e Golden State, me Hield dhe Fox që realizuan nga 21 pikë.
Denveri vijon të qëndrojë në grupin e ekipeve elitë në Konferencën e Perëndimit, duke fituar me rezultat 123-115 ndaj Atlantas. Ndeshje e jashtëzakonshme për Nikola Jokiq, që realizoi 47 pikë, i papërmbajtshëm në parket. Ekipi i Dallas, falë një “triple double” të Luka Donqiq (38 pikë, 11 rebound e 10 asistime), mposhti me rezultat 118-110 Chicagon. Fitore të vështirë korri skuadra e Washingtonit, që mundi 99-94 Boston (Smith 27 pikë), ndërsa Philadelphias triumfoi 120-113 ndaj Oklahoma (Richardson 23 pikë). /Telesport/
Rezultatet
Charlotte – Indiana 104-115
Orlando – Brooklyn 101-89
Philadelphia – Oklahoma 120-113
Washington – Boston 99-94
Atlanta – Denver 115-123
New Orleans – Utah Jazz 126-128
Dallas – Chicago 118-110
San Antonio – Milwaukee 126-104
Sacramento – Golden State 111-98