Milwaukee i rikthehet fitoreve në NBA
Milwaukee rikthehet te fitorja në NBA, duke mundur me lehtësi 119-100 Indianan, fitore që ishte një formalitet për Bucks, skuadra më rekordin më të mirë këtë sezon në kampionat.
Suksesi i 53-të për Milwaukee mban firmën e Giannis Antetokounmpo, që realizoi 29 pikë e 12 rebound, më i miri në parket. Fitore në momentet e fundit për Miamin, që e mposhti me rezultat 116-113 Orlandon, sfidë e ekuilibruar, ku për Heat u dalluan Robiston me 27 pikë e Dragiq me 25 pikë, raporton “Telesport”.
Një moment të mirë po kalon Utah Jazz, që mposhti me shifrat 112-104 New York dhe qëndron mes skuadrave elitare në Perëndim. 30 pikët e 11 rebound të Rundle për New York mbetën për statistikë, ndërsa pas Jazz u dalluan Bogdanoviq e Mitchell, me nga 23 pikë secili. Pas kohës shtesë fiton Dallasi, që mposhti me rezultat 127-123 New Orleans. Porzingis realizoi 34 pikë e 12 rebound, ndërsa Donqiq e mbylli me një “triple double” (30 pikë, 17 rebound e 10 asistime).
Rezultatet
Cleveland – Boston 106-112
Detroit – Oklahoma 107-114
Milwaukee – Indiana 119-100
Brooklyn – Memphis 79-118
Miami – Orlando 116-113
New York – Utah Jazz 104-112
Minnesota – Chicago 115-108
Dallas – New Orleans 127-123
Portland – Washington 125-104