Milwaukee kryeson në Lindje, Sacramento befasoi Houstoni

10 dhjetor 2019 | 14:26

Skuadra e Clippers vazhdon të jetë ndjekësja më e afërt e LA Lakers në renditjen e Konferencës se Perëndimit.

Ekipi kalifornian arriti fitore me rezultat 110-99 ndaj Indianas në fushën e kësaj të fundit. Më i miri në fushë për Clippersat ishte George, autor i 36 pikëve. Fiton edhe ekipi i Milwaukee, që mundi me rezultat 110-101 Orlandon dhe konsolidon pozitat në krye të renditjes në Lindje. Një tjetër ndeshje e mirë e Antetokounmpo, që realizoi 32 pikë e 15 rebound për vendasit.

Fitore në sekondat e fundit për kampionët e Torontos, që mundën 93-92 Chicagon jashtë fushe. Siakam me 22 pikë ishte më i miri për kanadezët, ndërkohë që njeriu i fitores ishte Lowry, që realizoi koshin e fundit. Fitore surprizë e ekipit të

Sacramentos, që mposhti me rezultat 119-118 Houstonin, ndeshje spektakolare dhe me shumë emocione. Westbrook e Harden (61 pikë së bashku) nuk evituan dot humbjen, ndërkohë që Hield me 26 pikë ishte lider për miqtë. Njeriu i fitores ishte Bjeloca, me koshin e realizuar në sekondën e fundit. /Telesport/

Rezultatet

Indiana – Clippers                   99-110
Boston – Cleveland                  110-88
Chicago – Toronto                   92-93
Houston – Sacramento          118-119
Milwaukee – Orlando              110-101
New Orleans – Detroit            103-105
Phoenix – Minnesota              125-109
Utah Jazz – Oklahoma            90-104
Golden State – Memphis        102-110

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Haki Rugova, ka…