Milwaukee ‘leksion’ Bostonit, Lakersat humbasin ndaj Phoenixit
Ky sezon ka qenë plot luajtje për disa nga skuadrat pretendente të NBA. Pasi Boston mundi skuadra kryesuese të Perëndimit, u mund përballë rivalëve të Milwaukee në Lindje, që fituan 135-102.
Një ndeshje e dominuar nga Bucks, ku u dalluan Portis me 28 pikë e Antetokounmpo me 24. Për Celtics zhgënjyen të gjithë lojtarët “big”. Megjithatë, Boston vijon të mbajë kreun në Lindje, ndërsa Bucks ngjiten në vendin e dytë.
Në Perëndim, vijon sezoni me hope i Los Angeles Lakers, që pas dy fitoreve rresht, u mund 127-109 në fushën e vet nga Phoenix Suns. Beal me 37 pikë dhe Booker me 31 bënë diferencën në fushë për Suns, ndërsa te Lakers mungoi lojtari lider. Fitore të vështirë arriti Dallas Mavericks, që mundi 128-124 New York, me dyshen Irving-Hardaway, që së bashku realizuan 76 pikë, duke i bërë të pavlefshme 62 pikët e dyshes Randle-Brunson. Për Dallasin nuk u ndje shumë mungesa e liderit Luka Donqiq.
Rezultatet
Cleveland – Brooklyn 111-102
Milwaukee – Boston 135-102
Oklahoma – Portland 139-77
Dallas – New York 128-124
Lakers – Phoenix 109-127