Milwaukee “leksion” kampionëve të Golden State

09 nëntor 2018 | 13:04

Katër takime të luajtura në NBA, por surprizat nuk kanë munguar. Milwaukee, skuadra që këtë sezon ka befasuar me paraqitjet e saj, ka triumfuar 134-111 ndaj Golden State, në fushën e kësaj të fundit. Një nga ndeshjet më të dobëta të kampionëve të Warriors të viteve të fundit edhe pse në fushë ishin të gjithë lojtarët “big”.

Thompsoni me 24 pikë ishte shënuesi më i mirë për vendasit, ndërsa Durant e mbylli me 17 pikë e Curry me 10, por që s’mjaftuan. Për Milwaukee u dalluan Bledsoe me 26 pikë, Antetokounmpo me 24 e Brogdon me 20 pikë, ndërkohë që 45 pikë u realizuan nga lojtarët e stolit. Oklahoma duket se e ka kaluar ngërçin e fillimit të sezonit, duke mundur 98-80 Houstonin, një përballje mes dy ekipesh pretendente për titull në perëndim.

Ky është suksesi i shtatë radhazi për Thunder, që fitoi edhe pa Westbrook, ndërkohë që u dallua George me 20 pikë e 11 rebaund. Fiton edhe Bostoni, që mundi 116-109 Phoenixin, një fitore me përmbysje e miqve në kohën shtesë. Phoenixi udhëhoqi deri në 22 pikë (Booker 38 pikë), por nuk arriti të triumfojë, ndërkohë që Celtics përmbysën shifrat në fund falë 39 pikëve të Irving. Portlandi, falë 25 pikëve të Lillard, mundi 116-105 Clippersat.

Rezultatet

Oklahoma – Houston               98-80
Phoenix – Boston                     109-116
Portland – Clippers                  116-105
Golden State – Milwaukee       111-134

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mercedes-Benz-i “GLC Coupe” është një kombinim luksoz i SUV-it 4×4…