Milwaukee mposhti Brooklynin, humbasin Lakersat dhe Clippersat  

01 prill 2022 | 15:20

Skuadra kampione e Milwaukee Bucks fitoi me rezultat 120-119 ndaj Brooklyn pas kohës shtesë, në një ndeshje spektakolare mes dy ekipeve pretendente për titull këtë sezon në NBA.

Për Bucks u dallua Antetokounmpo, me 44 pikë e 14 rebound. Ai bëhet shënuesi më i mirë në historinë e Milwaukee.  Pas kohës shtesë fiton edhe Chicago, që mundi me rezultat 135-130 Clippers, ndeshje ku u dallua DeRozan me 50 pikë.

Zhgënjen edhe Lakersat, tashmë jashtë edhe zonës “play-in”. Kalifornianët (pa LeBron dhe Davis në fushë) u mundën 122-109 nga Utah Jazz (Mithcell 29 pikë dhe Gobert 25 pikë).

Rezultatet

Detroit – Philadelphia    102-94
Atlanta – Cleveland        131-107
Brooklyn – Milwaukee   119-120
Chicago – Clippers         135-130
Utah Jazz – Lakers         122-109

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani së bashku me kryetarin e…