Milwaukee mposhti Lakersat, zhgënjejnë Denveri dhe Phoenixi

10 shkurt 2023 | 12:28

Katër ndeshje të luajtura në NBA, por mjaft surpriza. Ekipi i Denverit u mund me rezultat 115-104 nga Orlando, ndeshje ku për vendasit shtatë lojtarë realizuan mbi 10 pikë (Carter me 19 pikë më i miri). Për Nuggets u dalluan Gordon me 37 pikë e Jokiq me 29, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Humbja e tretë radhazi për Lakersat, që u mundën në fushën e tyre me rezultat 115-106 nga Milwaukee. Giannis Antetokounmpo me 38 pikë e 10 rebound ishte shënuesi më i mirë për Bucks, ndërsa për vendasit mungoi LeBron James (Schroder 25 pikë e Davis 23 pikë).

Në ndeshjet e tjera, ekipi i Brooklynit mposhti me rezultat 116-105 Chicago, ndeshje ku shkëlqeu Dinwiddie, i ardhur vetëm pak ditë më parë, autor i 25 pikëve. Për Bulls, LaVine realizoi 38 pikë, por që mbetën për statistikë. Fiton edhe Atlanta, 116-107 ndaj Phoenixit, ku u dallua Trae Young, me 36 pikë.

Rezultatet

Orlando – Denver                    115-104
Atlanta – Phoenix                    116-107
Brooklyn – Chicago                 116-105
Lakers – Milwaukee                 106-115

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gazetari gjerman i “Frankfurter Allgemeine Zeitung”, Michael Martens, ka paralajmëruar…