Milwaukee mposhti rivalët e Phoenixit, Denveri në krizë

15 mars 2023 | 13:34

Milwaukee konsolidon kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores me rezultat 116-104 në fushën e Phoenixit, dy ekipe pretendente për titull këtë sezon në NBA.

Antetokounmpo me 36 pikë e 11 rebound ishte më i miri në fushë për Bucks, ndërsa 30 pikët e Booker për Suns mbetën për statistikë. Rikthehet te fitorja skuadra e Lakersave, që mundi me rezultat 123-108 New Orleans, ndeshje ku shkëlqeu Anthony Davis, autor i 35 pikë e 17 rebound. Mirë u paraqit edhe Beasley me 24 pikë, ndërkohë që vijon të mungojë LeBron James, i dëmtuar.

Humbja e katërt radhazi për Denverin, skuadra më e mirë në Perëndim, që u mund me rezultat 125-110 nga Toronto. Jokiq realizoi 28 pikë, por që s’mjaftuan për të evituar humbjen. Për kanadezët u dallua VanVleet me 36 pikë. Fiton edhe Cleveland, që falë 26 pikëve të Mobley mundi me rezultat 120-104 Charlotte.

Rezultatet

Charlotte – Cleveland               104-120
Washington – Detroit               117-97
Toronto – Denver                      125-110
New Orleans – Lakers              108-123

Oklahoma – Brooklyn              121-107
San Antonio – Orlando            132-114
Phoenix – Milwaukee               104-116
Portland – New York                107-123

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dy vjet më parë, Lumir Abdixhiku është zgjedhur kryetar i…