Milwaukee mposhti Toronton, fitojnë San Antonio dhe Charlotte

10 dhjetor 2018 | 12:34

Milwaukee fitoi 104-99 në fushën e Torontos, në përballjen mes dy ekipeve më të mira në Konferencën e Lindjes. Sfidë me rivalitet dhe emocione deri në fund, ku herë udhëhiqte njëra skuadër e herë tjetra. Për kanadezët u dalluan Ibaka me 22 pikë e Leonard me 20, por në kahun tjetër shkëlqeu Antetokounmpo, autor i 19 pikëve e 19 rebaund për Bucks, mbështetur edhe nga Lopez me 19 pikë e Brogdon me 18. Gjithsesi, ekipi i Torontos ruan kreun në Lindje, por tashmë diferenca mes tij dhe Milwaukee është ngushtuar ndjeshëm.

Rikthehet te fitorja skuadra e San Antonio, që mundi 110-97 Utah Jazzin, një përballje e komanduar nga basketbollistët e Spurs, ndjeshëm më superior në parket, duke i dhënë një “leksion” të mirë rivalëve të Jazz. DeRozan e mbylli me 26 pikë, Gay me 23 pikë e 15 rebaund, ndërsa Aldridge shënoi 20 pikë, një trio që bëri diferencën në fushë, raporton “Telesport”.

Në ndeshjet e tjera të luajtura sot, Charlotte triumfopi 119-107 në fushën e New York (Walker 25 pikë), ndërsa New Orleans mposhti 116-108 Detroit, po jashtë fushe, ndeshje ku u dallua Holiday me 37 pikë.

Rezultatet

Detroit – New Orleans             108-116
Toronto – Milwaukee               99-104
San Antonio – Utah Jazz         110-97
New York – Charlotte               107-119

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komuna e Prishtinës u ka bërë thirrje bizneseve dhe amvisërive…