Milwaukee ndalet pas 18 fitoresh radhazi, Houstoni përmbys San Antonion
Pas 18 fitoreve radhazi skuadra e Milwaukee është mposhtur me rezultat 120-116 nga Dallasi, një përballje në përgjithësi e dominuar nga miqtë. Ndeshja dhuroi emocione në fundin e saj, por Antetokounmpo, me 48 pikë e 14 rebound, këtë herë nuk mundi të evitojë humbjen. Për Dallas u dalluan Seth Curry e Kristaps Porzingis me nga 26 pikë secili. Houstoni nuk përsërit gabimin e dy javëve më parë dhe këtë herë fitoi me rezultat 109-107 ndaj San Antonio në derbin teksan. Spurs e dominuan ndeshjen, madje u shkëputën deri në 25 pikë (Aldridge 19 pikë e 13 rebound), por gabuan në fund. Houstoni përmbysi gjithçka në minutat e fundit, duke triumfuar falë 31 pikëve e 10 rebound të Westbrook dhe 28 pikëve të Harden.
Fiton edhe skuadra kampione e Torontos, që mundi me lehtësi 133-113 Cleveland (Siakam 33 pikë), sukses që mban ekipin kanadez në vendet e para në Lindje. Portlandi mposhti 111-110 Phoenixin, sukses që u vendos në sekondat e fundit
(McCollum 30 pikë e Lillard 27), ndërsa Memphis triumfoi 118-111 ndaj Miami (Valanciunas 21 pikë e 10 rebound). /Telesport/
Rezultatet
Detroit – Washington 119-133
Toronto – Cleveland 133-113
Houston – San Antonio 109-107
Memphis – Miami 118-111
Milwaukee – Dallas 116-120
Oklahoma – Chicago 109-106
Phoenix – Portland 110-111