Milwaukee në shtesë mposhti Bostonin, Clippersat ndalin kampionët e Warriors

15 shkurt 2023 | 12:41

Milwaukee fitoi me rezultat 131-125 ndaj Bostonit, në përballjen “big” mes dy skuadrave kryesuese të Konferencës së Lindjes. Një ndeshje spektakolare, vendosur në kohën shtesë. Jrue Holiday me 40 pikë e Giannis Antetokounmpo me 36 pikë e 13 rebound, ishin më të mirët në fushë për Bucks, duke i bërë të pavlefshme 53 pikët e dyshes WhiteBrogdon për Celtics.

Pavarësisht humbjes, skuadra e Bostonit ruan përkohësisht kreun në Lindje. Fiton edhe ekipi i Torontos, që falë 30 pikëve të Poeltl, mposhti me shifrat 123-113 Orlandon. Skuadra kampione e Golden State u mund me shifrat 134-124 nga Clippersat, ndeshje ku Kawhi Leonard bëri diferencën në fushë, duke realizuar 33 pikë. Për Warriors, ai që u dallua ishte Jordan Poole me 28 pikë, por që mbetën për statistikë.

Skuadra e Phoenixit mposhti me rezultat 120-109 Sacramento, ndeshje ku për vendasit u dalluan Devin Booker me 32 pikë e Deandre Ayton me 29 pikë e 11 rebound. Ekipi i Washingtonit arrin një fitore të rëndësishme jashtë fushe, duke mundur Portlandin me shifrat me shifrat 126-101. Për miqtë u dallua, Kuzma me 32 pikë e Porgingis me 28.

Rezultatet

Milwaukee – Boston       131-125
Toronto – Orlando          123-113
Phoenix – Sacramento    120-109
Clippers – Golden State  134-124
Portland – Washington  101-126

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
AC Milan ka regjistruar fitore shumë të rëndësishme në përballje…