Milwaukee ngec ndaj Portlandit, fitojnë Dallas e Brooklyn

07 nëntor 2018 | 14:01

Katër ndeshje të luajtura në NBA, ku spikat humbja e Milwaukee, skuadrës surprizë deri më tani, që u mund 118-103 nga Portlandi.

McCollum me 40 pikë ishte shënuesi më i mirë për Portlandin, vendimtar në fushë për skuadrën e tij. Për Milwaukee u dalluan Middleton (22), Antetokounmpo (23) e Lopez (22), por nuk mjaftoi për të evituar humbjen e dytë sezonale. Fiton edhe Dallas, që mundi 119-100 ndaj Washington, ndeshje e dominuar nga vendasit, ku u dalluan Doncic me 23 pikë e Matthews me 22, ndërsa 24 pikët e 10 asist të Wall për Wizards mbetën për statistikë.

Ekipi i Brooklyn, falë 26 pikëve të LaVert, mundi 104-82 Phoenix, ndeshje e dominuar nga miqtë, ndërsa Charlotte mundi 113-102 Atlanta, sfidë ku diferencën në fushë e bëri Walker me 29 pikë. /Telesport/

Rezultatet

Charlotte – Atlanta         113-102
Dallas – Washington      119-100
Phoenix – Brooklyn       82-104
Portland – Milwaukee    118-103

Fjalët Kyçe:

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri, beson se ylli i skuadrës…