Milwaukee pëson humbje ndaj Torontos, Lakersat mposhti Denverin
Toronto Raptors treguan forcën ndaj Milwaukee Bucks në përplasjen mes dy ekipeve më të mira të Lindjes, duke fituar me rezultatin 114-106. Kanadezët, edhe pse kishin mungesa të shumta (Kyle Lowry, Fred VanVleet e Serge Ibaka) shfrytëzuan faktin që te Bucks nuk ishte i pranishëm “ylli” i skuadrës, Giannis Antetokounmpo, i cili i ishte nënshtruar një ndërhyrjeje dentare.
Një sfidë e ekuilibruar në pjesën e parë, por Raptors morën një epërsi të konsiderueshme në periodën e tretë dhe në fillim e 12-minutëshit të fundit shkuan deri +22 pikë, diferencë që rezultoi e parikuperueshme për Bucks, me gjithë përpjekjet në minutat e fundit. Statistikat tregojnë që tre shënuesit më të mirë i përkasin skuadrës kanadeze: Bucher, Thomas e Pawell, respekivisht me 25, 22 dhe 20 pikë. Pavarësisht kësaj disfate, Bucks mbeten në krye të Konferencës së Lindjes me katër fitore me shumë se Raptors.
Një përballje plot rivalitet u zhvillua mes Los Angeles Lakers dhe Denver Nuggets, por në momentin më vendimtar të sfidës, në minutat e fundit, kalifornianët morën kryesimin duke triumfuar me vetëm tri pikë diferencë, 124-121.
Merita kryesore në këtë sukses të Lakers ishte e LeBron James, autor i një “double double”, 29 pikë dhe 12 “rebound”, pa harruar ndihmën që dhanë Davis dhe Kuzma respektivisht me 27 dhe 25 pikë.
Indiana Pacers nuk ia dolën të merrnin fitoren e radhës përballë Miami Heat, në sfidën mes vendit të katërt dhe të pestë. 114-92 triumfoi skuadra nga Florida, e udhëhequr nga Jimmy Butler, që shënoi 19 pikë dhe rikuperoi 11 topa. Heat marrin vendin e katër në Lindje me një fitore më shumë se Pacers. /SS/