
Milwaukee rikthehet te fitorja, triumfojnë edhe Minnesota e San Antonio
Ekipi i Milwaukee fitoi me rezultat 123-100 ndaj Utah Jazz, suksesi i dytë sezonal, sfidë ku shkëlqeu dyshja Lillard-Antetokounmpo, që së bashku realizoi 65 pikë.
Sukses që largon ekipin e Bucks nga fundi i renditjes në Lindjes. Fitore të rëndësishme korri skuadra e Minnesotas, që mposhti me rezultat 135-119 Chicagon jashtë fushe.
Të gjithë titullarët e Minnesotas realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Anthony Edwards, autor i 33 pikëve. Skuadra e San Antonio Spurs, fitoi me rezultat 118-105 ndaj Portlandit, ndeshje ku kolektiviteti i vendasve bëri diferencën.
Plot tetë lojtarë të Spurs realizuan mbi 10 pikë, ndërsa te Portlandi mungoi lojtari-lider. Rezultatet: Chicago-Minnesota (119-135), Milwaukee-Utah Jazz (123-100), San Antonio-Portland (118-105).