Milwaukee synon kreun, tjetër zhgënjim për Lakersat
Milwaukee hedh kandidaturën për të marrë kreun e renditjes në Konferencën e Lindjes pas fitores me rezultat 118-116 arritur në fushën e Philadelphias.
Sfidë e ekuilibruar deri në fund, ku për kampionët e Bucks u dallua Giannis Antetokounmpo me 40 pikë e 14 rebound. Në kahun tjetër, Harden realizoi 32 pikë e Embiid 29, por që s’mjaftuan.
Tjetër dështim për Lakersat, që u mundën me rezultat 128-110 nga Dallasi, ndeshje ku diferencën për teksanët e bëri Luka Donqiq. Ai realizoi një “triple double”, me 34 pikë, 12 rebound e 12 asistime.
Fiton edhe Brooklyni, që falë 31 pikëve të Durantit mundi me rezultat 130-123 Detroitin, ndërsa Chicago mundi me rezultat 107-94 Washington (DeRozan 32 pikë, Vuqeviq 27 pikë).
Rezultatet
Philadelphia – Milwaukee 116-118
Washington – Chicago 94-107
Brooklyn – Detroit 130-123
Dallas – Lakers 128-110
Clippers – Utah Jazz 121-115