Milwaukee vijon marshimin, Duranti debuton me fitore te Phoenixi

02 mars 2023 | 13:04

Nuk ndalet ekipi i Milwaukee Bucks, që mposhti me rezultat 139-117 Orlandon dhe korri fitoren e 16-të radhazi. Të gjithë titullarët e Bucks realizuan mbi 10 pikë, me Giannis që bëri diferencën, autor i 31 pikëve.

Rikthehet te fitorja skuadra e Lakersave, që mundi me rezultat 123-117 Oklahoman në fushën e kësaj të fundit. Dennis Schroder më 26 pikë ishte më i miri për Lakersat në këtë ndeshje. Fiton edhe ekipi i Phoenixit, që mposhti me rezultat 105-91 Charlotte jashtë fushe, sfida ku Kevin Durant bëri debutimin e tij me Suns.

Ai realizoi 23 pikë, ndërkohë që shënuesi më i mirë për Phoenixin ishte Devin Booker me 37 pikë. Skuadra e Philadelphias, falë 27 pikëve të Maxey dhe 23 të Harden, mposhti me rezultat 119-96 Miamin, një përballje mes dy ekipesh rivale në Konferencën e Lindjes. Edhe Bostoni rikthehet te fitorja në kampionat, duke mundur me rezultat 117-113 Clevelandin, në një ndeshje me rivalitet deri në fund. Mitchell realizoi 44 pikë për Cavaliersat por që s’mjaftuan, ndërsa për Celtics u dallua Jayson Tatum me 41 pikë e 11 rebound.

Chicago mposhti në fund Detroitin me shifrat me rezultat 117-115, ndeshje ku diferencën e bëri Zach LaVine, autor i 41 pikëve për Bulls.

Rezultatet

Charlotte – Phoenix         91-105
Detroit – Chicago             115-117
Boston – Cleveland          117-113
Miami – Philadelphia      96-119

New York – Brooklyn               142-118
Houston – Memphis                 99-113
Milwaukee – Orlando               139-117
Oklahoma – Lakers                    117-123
Portland – New Orleans           110-12

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sezoni 2023 në Formula 1 do të jetë i vështirë…