Mimi Kodheli emërohet zëvendëspresidente e asamblesë parlamentare të NATO-s

24 qershor 2021 | 16:48

Ish-ministrja e Mbrojtës së Shqipërisë, Mimi Kodheli është emëruar zëvendëspresidente e asamblesë parlamentare të NATO-s.

Me këtë rast, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka përgëzuar Kodhelin, duke u shprehur se ky emërim është lajm i jashtëzakonshëm, i gëzueshëm dhe meritor.

“Zonja Mimi Kodheli, ‘Qytetare Nderi’ e Komunës së Drenasit, është zgjedhur Zëvendës Presidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Lajm i jashtëzakonshëm, i gëzueshëm dhe meritor. Ky post dhe kjo përgjegjësi, është krenari për kombin, për kontributin e NATO-s për Kosovën, edhe për neve që e kemi ‘Qytetare Nderi’. Ne i urojmë znj. Kodheli suksese me përgëzimet që të vazhdojë të na bëjë krenar duke e fuqizuar NATO-n dhe sigurinë globale. Urime, suksese znj. Mimi Kodheli. Dalshi faqebardhë!”, ka shkruar Lladrovci në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve në bashkëpunim me Bankën…