Mimi Kodheli rizgjidhet zëvendëspresidente e Asamblesë Parlamentare të NATO-s
12 tetor 2021
| 21:25
Deputetja socialiste, Mimi Kodheli, këtë të marte, është rizgjedhur zëvendëspresidente në Asamblenë Parlamentare të Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior, NATO.
Përmes një reagimi në facebook, Kodheli ka falënderuar kolegët e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, për besimin e dhënë.
Gjithashtu qenë të shumtë ata zyrtarë që e uruan deputeten për angazhimin e saj në këtë pozicion.